Do shkoni për të tërhequr lekë në bankomat? Kujdes, të gjithë shqiptarëve u vjen lajmi b.ombë: Deri në fund të korrikut…



Deri në fund të korrikut të gjithë shqiptarët, rezidentë ose jo, të cilët kanë një llogari bankare brenda Shqipërisë, do të duhet të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit. Përmes një emaili, të gjitha bankat e nivelit të dytë i kanë kërkuar klientëve të tyre të deklarojnë adresën e vendbanimit dhe numrin tatimor.



Këto të dhëna mblidhen në kuadër të ligjit të shkëmbimit automatik të informacionit, që ka hyrë në fuqi në janar të këtij viti në vendin tonë dhe është pjesë e nismës globale për të luftuar evazionin.



Znj. Vasilika Vjero, zv/minister e financave dhe ekonomisë tha për “Monitor Ekonomi” se “Ligji për shkëmbimin e informacionit i jep mundësi administratës tatimore shqiptare, për të shkëmbyer informacion lidhur me llogaritë bankare, lidhur me balancat e këtyre llogarive, me fitimet kapitale duke përfshire dividendin, interesat, të ardhurat nga shitja e aseteve, për ata individë të cilët nuk janë rezidentë në Republikën e Shqipërisë dhe nga ana tjetër, të mund të marrë një informacion nga administrata tatimore homologe apo dhe nga struktura të tjera të ngjashme me to, lidhur me individët shqiptar të cilët mund të disponojnë llogari pranë atyre shteteve.”

Kur kemi të bëjmë me të dhëna personale, shpesh mund të kemi dyshime se për çfarë do të përdoren këto informacione. Bizneset sidomos janë të shqetësuara se informacionet që tatimet mund të marrin nga llogaritë bankare mund të keqpërdoren.

Ligji për shkëmbimin e informacionit pritet të zbusë evazionin

Znj. Vjero thotë: “Bankat unë mendoj që duhen të jenë tejet të kujdesshme në mbledhjen e këtij informacioni apo në dërgimin e këtij formulari vetëm tek ata që do të jenë subjekt i këtij ligji, por sigurisht që ky është një ligj që garanton mbrojtjen dhe ruajtjen e te dhënave personale, të individit sepse vetë administrata tatimore ka një peshë shumë të lartë ne ruajtjen dhe mbrojtjen e këtyre të dhënave dhe sigurisht që ky ligj më veçanti i garanton këto.”/MONITOR