Do ‘shkriheni gazit’/ Flori Mumajesi nxjerr VIDEO në mes të Amerikës: Nuk rezistoja dot pa jua treguar dhe ju…

Këngëtari dhe kantautori Flor Mumajesi, në llogarinë e tij në Instagram, ndau një video që na ka bërë të qeshim me lot.

Teksa ndodhej në një hotel në Tailandë, Flori ka menduar të bëjë pak humor duke “vënë në lojë” shërbimin e dhomës.

Me një anglishte çalë-çalë, ai i ka kërkuar personit të shërbimit të shkojë në dhomën e tij pasi aty ndodhej një mi.

Mirëpo, mënyra si e ka shpjeguar situatën është epike!

“E keni parasysh Tomin dhe Xherrin? Xherri është në dhomën time. Ju lutem kur të vini, sillni Tomin me vete!”– shprehet Flori, siç mund ta dëgjoni më poshtë.

“Nuk rezistoja dot pa e ndare me ju kete video😂🙈🙈🙈 anglishtja ime 🙈😂”- shkruan kantautori krahas postimit që i ka shkrirë të gjithë së qeshuri.

Videon e gjeni te linku më poshtë:

https://www.instagram.com/p/B7cAlwqjL6B/?utm_source=ig_web_copy_link