‘Do të bëj monument te hyrja e spitalit’, çfarë ndodhi dje në mbledhje qeverie mes Ramës e Manastirliut

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka premtuar se brenda 20 ditëve, nga sot, të nisë puna për rehabilitimin e godinës rezidenciale e cila do të kthehet në një spital karantinë për të sëmurët me COVID-19, por që janë drejt shërimit dhe që nuk kanë pse të qëndrojnë me këto kushte shëndetësore në repartin e Infektivit në QSUT.

Në mbledhjen e qeverisë, një ditë më parë, që u zhvillua online, ministrja tha:

“Ne e kuptojmë që do duhet të veprojmë shpejt, por brenda një afati 20 ditor, ne mendojmë që jo të mbyllim spitalin, por të kemi filluar punimet për të rehabilituar dhe paralelisht për të mundësuar më pas edhe furnizimin në vazhdim”.

Kryeministri Edi Rama e përdori këtë moment për ta stimuluar ministren, duke i “premtuar” monument në hyrje të spitalit nëse arrihet brenda këtyre ditëve rehabilitimi i godiëns.

“Në 20 ditë po e fillove do të bëj një monument tek hyrja e spitalit”, u shpreh Rama.