Do të kërkojë Vllaznia kualifikimin ndaj Kamzës? Ja çfarë thotë trajneri Lika

Vllaznia do të kërkojë kualifikimin në ndeshjen e kupës së Shqipërisë ndaj Kamzës. Një gjë e tillë shprehet nga vetë trajneri i skuadrës shkodrane, Hasan Lika. Por, ai ka edhe një vlerësim për kundërshtarin.

“Jemi të impenjuar ta kalojmë me sukses këtë sfidë. Është një ndeshje kupe dhe kërkojmë të kualifikohemi, pavarësisht se jemi të fokusuar në kampionat, por mendojmë të japim maksimumin edhe në kupë. E vlerësojmë kundërshtarin, pavarësisht momentit jo të mirë që po kalon. Nuk na tremb që është skuadër e Superiores, por do ta marrim seriozisht. Besojmë tek kualifikimi nga ajo çfarë kanë paraqitur djemtë gjatë kampionatit.”

Ndërsa, përsa i përket zhvillimit të ndeshjes në “Reshit Rusi”, Lika shton: “Mirë do ishte të luanim në stadiumin “Loro Boriçi”, por ndoshta fusha mund të rëndohet si shkak i fushës. Gjithsesi fusha “Reshit Rusi” ka anët pozitive dhe negative të saj.”

Takimi Vllaznia – Kamza do të luhet nesër në orën 14:00 në fushën sportive “Reshit Rusi”. /ShkodraNews