”Do të shiten për 1 euro’’, ky është qyteti italian ku shtëpitë kushtojnë sa një kafe

Në qytetin Sambuca në Itali shtëpitë e pabanuara janë nxjerrë në shitje vetëm për 1 euro.

Duket si e pabesueshme, por këshilli vendor i këtij qytete ka miratuar një strategji që në muajin janar për të shitur shtëpitë e braktisura.

Për të blerë një shtëpi të tillë duhet të bëhesh pjesë e një ankandi, i cili fillon nga 1 euro për shtëpi.

Sambuca është një qytet i vogël që gjendet midis pyjeve dhe maleve dhe deri tani ka rreth 5.000 banorë. Largimi i banorëve nisi kur punëtorët e fermave u detyruan të largohen pas industrializimit të sektorit bujqësor.

Nënkryetari i Sambuca, Giuseppe Cacioppo ka thënë: Nëse ata që marrin pjesë nuk kërkojnë më shumë, shtëpitë do të shiten për 1 euro.”

Pas këtij lajmi me qindra njerëz nga Mbretëria e Bashkuar, Dubai, Panama dhe Rusia kanë shkuar në qytetin e Sambuca për të parë shtëpitë e braktisura.

Në një intervistë për ‘’The Guardian’’, nënkryetari i Sambuca, Giuseppe Cacioppo ka treguar: Kemi pasur telefonata nga Sydney, Londëra dhe Nju Jork. Pak javë pas lajmërimit që bëmë, morëm pothuajse 100,000 e-mail nga shumë blerës potencialë, të cilët kanë kapur fluturimet e para për të mbërritur sa më shpejt në Siçili.’’

Këtë gjë mësohet se do e bëjnë edhe fshatra të tjerë italianë, të cilët rrezikojnë të mbeten pa banorë dhe të kthen në qytete ‘’fantazmë’’. Pra ata kanë parë si zgjidhje të vetme shitjen e shtëpive  me çmimin e një kafeje.