‘Do t’i ngremë përpara…’, banorët e Korçës mes frikës së t.ërmeteve paralajmërojnë Prefektin

Po jetojnë prej ditësh mes frikës dhe panikut qytetarët korçarë.

Ata kërkojnë shpalljen e gjendjes së emergjencën dhe përmirësimin e kushteve në çadra.

Teksa kanë paralajmëruar prefektin dhe thonë se nëse nuk merren masa, ata do t’i ngrenë çadrat përpara prefekturës.

“Nuk lodhemi se këto i marrim dhe i ngrejmë në prefekturë. Këto çadra kanë që në 80-të, do ti ngremë përpara prefekturës. Shpallni gjendjen e jashtëzakonshme”.

Gjatë ditëve të fundit, Korça është tronditur më shumë se 50 herë nga lëkundjet e tërmetit. Si pasojë janë dëmtuar 200 shtëpi, si dhe janë lënduar disa banorë.

Më i prekuri ka qenë fshati Floq. Duke qenë se shtëpitë janë të pabanueshme, banorët janë zhvendosur me çadra.

Ata ankohen, pasi në çadra mungojnë kushetet mininale, përfshi dhe shtretërit. Ndërkohë ditën e sotme, banorët u konfliktuan me prefektin e Korçës, Dhori Spirollarin.

Ky i fundit u kërkoi kamerave që të mos filmonin, ndërsa banorët u kanë kërkuar atyre që të transmetojnë kushtet mizerabël. Në këtë moment ka nisur edhe konflikti mes banorëve dhe prefektit, ku nuk kanë munguar as përplasjet fizike.