Doktori tregon mënyrën: Ja si mund të krijohen maska në kushte shtëpie

Doktor Gëzim Xhepa ka thënë këshilla se si mund të krijohen maska në kushte shtëpie, duke qenë se farmacitë kanë mungesa nga kërkesat e shumta.

Xhepa bën me dije se maska bëhet me 8 shtresa nape, të zhytur në tretësirë të ngopur me sodë buke dhe të hekurosur.

“Në kushtet e mungesës së maskave profesionale këshilloj të prodhohen në familje maska me napë në 8 shtresa. Maska të lahet në ujë të përvëluar çdo ditë, të futet në tretësirë të ngopur me sodë buke dhe të hekuroset pa u shpëlarë”, shkruan ai në rrjetet sociale, ndërsa thekson se soda e bukës minimizon poret e napës dhe e kthen në filtër biologjik.

“Ngrirja më sodë buke, jo vetëm vret me mjedisin bazik, por duke lidhur shtresat e maskës minimizon poret e saj, duke u transformuar në filtër biologjik”, vijon më tej doktori.