Doktori zbulon tek Çani metodën si ta merrni vesh gjininë e fëmijës pa shkuar tek mjeku

Doktor Ruzhdi Metali ishte në emisionin “Zonë e Lirë” dhe ka folur për praktikat e tij, me të cilat ka kuruar njerëzit.

Në emision Çanit i ka ardhur një mesazh nga një grua shtatzanë, e cila donte të pyeste Ruzhdiun nëse ka ndonjë metodë për të zbuluar gjininë e fëmijës pa shkuar tek gjinekologu.

Ruzhdiu ka zbuluar një metodë që ekziston për të zbuluar gjininë e fëmijës dhe ka thënë se funksionon 100%.

“Femra bën çiçin, e hedh në një enë, merr disa fara gruri dhe disa fara elbi, i lë veç e veç në këtë enë. Nëse mbillet fara e elbit është çun dhe nëse mbillet fara e grurit është goc”, ka thënë Ruzhdiu.