DOKUMENTET/ Habisin Voltana Ademi dhe Tonin Marinaj, vazhdojnë tendera për 2019-n kur po ikën janari



Kur po leme muajin e pare te 2020-es, bashkite Malesi e Madhe dhe Shkoder çudisin me tenderat e tyre. Te dy keto bashki kane celur ne vitin e ri tender per llogari te 2019, pasi nuk u dolen 365 ditet e vitit qe kaloi. Ne Malesi te Madhe administrata e bashkise dhe vete kryetari Marinaj kane firmosur tender per „Furnizim me karburant, per vitin 2019“ me fond limit:12 499 000 (Dymbedhjete milion e katerqind e nentedhjete e nente mije ) lek pa TVSH dhe 14 998 800 (katermbedhjete milion e nenteqind e nentedhjete e etete mije e tete qind ) lek me TVSH. Kontrata nr. 1: Vlera 5 116 710 (pese milion e njeqind e gjashtembedhjete mije e shtateqinde dhjete) leke me tvsh. Kontrata nr.2: Vlera 6 204 205 (gjashte milion e dyqind e kater mije e dyqind e pese) leke me tvsh. Kontrata nr. 3:Vlera 3 677 469 (tre milion e gjashteqind e shtatedhjete e shtate mije e katerqind e gjashtedjete e nente) leke me tvsh. Se cila eshte arsyeja e nje tenderi te tille kur llogarite per 2019 jane mbyllur, kete di ta thote vetem bashkia Malesi e Madhe qe ndermerr te tilla veprime. Tashme mbetet per tu pare cili do te jete hapi i radhes i saj. Ndersa çudia tjeter mban firmen e Voltana Ademit dhe administrates se saj. Pasi i kaloi festat e fundvitit, kryetarja e bashkise Shkoder kujtohet te çele tender per llogari te 2019 serish per Blerje aksesore dekori per festa” me fond limit 1 163 500 (Njemilion e njeqind e gjashtedhjete e tremije e peseqind) Lek pa TVSH. Nje tender i tille eshte celur edhe 2 muaj perpara festave nga bashkia Shkoder dhe tashme perseritet pa u kuptuar perse dhe cfare fshihet pas tij. Tashme kaosi qe po kalon pushteti vendor, duket se ka “lajthitur” bashkite edhe ne tendera.