Dokumentet/ Shkodra më keq se kushdo tjetër, ERRU kr.yqëzon ndërmarrjen e ujësjellës-kanalizimeve



ERRU “kr.yqëzon” shoqëritë e ujësjellës kanalizime në të gjithë Shqipërinë, ku puna e keqmenaxhuar prej tyre, humbjet e mëdha në rrjet apo mos furnizimi i të gjithë popullatës me ujë, janë problemet kryesore që evidentohen në raportin e 2019-es.  Mes shoqërive me përformancë të dobët në disa drejtime renditet edhe ndërmarrja e ujësjellës kanalizime Shkoder, e cila në shumë prej bilancave vjetore vijon të mbulohet me miliona lekë nga bashkia e Shkodres. Referuar dokumentit, “Uji Pa të Ardhura” rezulton në nivelin 63.82%, me tendencë të lehtë përmirësimi krahasuar me vitin 2018. Në vitin 2013, vit në të cilin është hartuar për here të pare një Bilanc Uji për sektorin, ky tregues ka qenë në vlerën 69%, pra tendenca e përmirësimit të tij vazhdon të mbetet historikisht me një ritëm mjaft të ngadaltë. Ndërkaq, rreth 63% e ujit që prodhohet humbet në rrjet, teksa humbjet administrative përbëjnë 54% të humbjeve të përgjithshme, gjë që tregon mbi domosdoshmërinë imediate të përmirësimit të menaxhimit nga stafi kyç i shoqërive UK. Sipas raportit, prezenca e lidhjeve të paligjshme dhe eliminimi i tyre prej shoqërive mbetet ende emergjente, pasi sasia e ujit që humbet nga vjedhjet arrin në 27.2%. Gjithashtu, të dhënat tregojnë se sasia e ujit të faturuar në të gjitha kategoritë e konsumatorëve është rreth 36.18% e sasisë së ujit të prodhuar, çka bën që nga totali i sasisë së ujit të prodhuar,vetëm 73% e tij faturohet i matur ndërsa pjesa tjetër faturohet afrofe. Një tjetër problem përbën edhe matja e ujit të prodhuar, niveli i të cilit arrin në 52%  Ky tregues, gjatë vitit 2019 ka patur tendencë rënie në nivelin 2%, ndërkohë që që sipas ERRU-së mungesa e matësve në pikat e prodhimit të ujit mbetet akoma një problem evident i pazgjidhur. Në fund të raportit, Enti Rregullator jep një sërë rekomandimesh për shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve, duke theksuar nevojën për instalimin e  ujëmatësve. Duke ju referuar UKSH, raporti në fjalë evidenton si dy shqetësime kryesore:

  1. Me nivel të ulët të matjes paraqiten UK Vlorë (40%), UK Fier (48%) dhe UK Shkodër (51%).
  2. Performancë të dobët në drejtim të humbjeve të dukshme të shprehur në litra/ditë, banor paraqitën shoqëritë UK Shkodër 196.1 l/d, banor, UK Tirana 155.4 l/d, banor, UK Elbasan 117.5 l/d, banor, etj.


Pra siç edhe evidentohet në këto gjetje, Shkodra ja kalon për humbje edhe Tiranës me 1 milion banorë, kur ky qark nuk shkon më shumë se 200 mijë bamorë dhe vetë UKSH nuk mbulon më shumë se gjysmën e tyre, kjo e cituar edhe në raportin në fjalë. Nuk dihet nëse pas këtij raporti do të ketë ndonjë reagim nga UKSH dhe vetë kryetarja e bashkisë Ademi, që sa herë është kërkuar sqarime për këtë institucion ka zgjedhur të heshtë, e madje nuk ka patur asnjë ballafaqim as në këshillin bashkiak, që duhet të jetë institucioni monitorues në të tilla raste.