DOKUMENTET/  Vijon ‘dashuria’, Voltana Ademi ia jep nipit të deputetit socialist pastrimin e qytetit

Tashme edhe zyrtarisht pas vitesh te tera mbreterim ne Shkoder, por pa patur rezultate, pastrimi i qytetit nuk eshte me ne duart e nje firme preferenciale qe te djathtit e kishin ketu e afro 12 apo me shume vite perpara. Voltana Ademi ja ka dorezuar tashme ne duar kete proces, ndonese vete duke u kamufluar dhe kapur pas hileve ligjore e jo vetem, nipit te deputetit socialist Arber Abazit. Shkodraneës ka arritur te zbuloje dy kontratat e reja te pastrimit per zonat A dhe B, ku jane te percaktuara edhe shumat perkatese qe firma do te marre per sherbimin nga taksapaguesit e veriut. Keshtu ne zonen jugore A, specifikat e kontrates per sherbimin e pastrimit jane si me poshte:

Fondi limit ( nqs ka lotë i ndarë sipas lotëve): 12 130 016 (Dymbedhjetemilion e njeqind e tridhjetemije e gjashtembedhjete lekë pa TVSH

Burimi i Financimit:Buxheti i Bashkise.

Kriteret e përzgjedhjes së fituesit: çmimi më i ulët X oferta ekonomikisht më e favorshme

-Afati i përfundimit të sherbimit: Nga nenshkrimi i kontrates deri me 31.12.2019

Njoftojmë se, kanë qenë pjesëmarrës në proçedurë keta ofertues me vlerat përkatese të ofruara:

1-Operatori ekonomik “Alko-Impex General Construcion” sh.p.k NUIS K 91326028 I me administrator z.Arber Abazi.

Vlera 8 848 686.28(Tetemilion e teteqind e dyzet e tetemije e gjashteqind e tetedhjete e gjashte pike njezet e tete) leke pa tvsh.

2-Operatori ekonomik “Borshi” sh.p.k NUIS J 66703103 B me administrator z.Florian Borshi.

Vlera 9 899 311 (Nentemilion e teteqind e nentedhjete e nentemije e treqind e njembedhjete) leke pa tvsh)

Per Zonen B specifikat e ofertes jane te tilla.

Operatori ekonomik “Alko-Impex General Construcion” sh.p.k NUIS K 91326028 I me administrator z.Arber Abazi.

Vlera 6 714 350.84 (Gjashtemilion e shtateqind e katermbedhjetemije e treqind e pesedhjete pike tetedhjete e kater) leke pa tvsh.

2-Operatori ekonomik “Borshi” sh.p.k NUIS J 66703103 B me administrator z.Florian Borshi. Vlera 7 277 832 (Shtatemilion e dyqind e shtatedhjete e shtatemije e teteqind e tridhjete e dy) leke pa tvsh)

As me shume dhe as me pak por nipi i deputetit socialist qe do te administroje pastrimin e qytetit do te perfitoje me shume se 155 milion leke nga shkodranet. Sic dallohet edhe nga ofertat e bera publike firma qe deri dje mbante ne duar administrimin e qytetit ka ofruar me shume per nje sherbim qe prej vitesh le per te deshiruar ne Shkoder e ku ka munguar shumeçka. Edhe firma e re ka sfida perpara pasi natyrisht per sa kohe qe do te ecet me favore apo ledhatime politike, rezultatet do te mungojne dhe pasojat i vuan Shkodra e qytetaret e saj./ShkodraNews