Dokumentet/ Vijon ‘muaji i mjaltit’, Voltana Ademi bën gati 900 milionë për socialistët

Rreth 900 milion leke te vjetra po behet gati te dorezoje ne duart e socialisteve kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi. Ne mbyllje te vitit eshte hapur nje prej tenderave me te medhenj qe disa here Ademi e kishte shtyre, por qe me sa duket pas gjetjes se mirekuptimit me te majtit, ka vendosur perpara se te vije viti i ri e ta gjeje te ikur apo me ndonje surprize, t’ja dorezoje ne duar socialisteve, me te cilet ka gjetur me se miri gjuhen e mirekuptimit. Behet fjale per sherbimin e pastrimit te ndare sipas zonave te Shkodres. Ne dy tenderat e hapur qe shkodraneës ka siguruar shihet se fondi limit per njeren zone kalon 47 milion leke te reja dhe tjetri 44 milion, jane te projektuar sipas viteve buxhetore afatmesme, thene ndryshe deri ne 2021. Fondi limit prej prej 47 043 989 (Dyzet e shtatemilion e dyzet e tremije e nenteqind e tetedhjete e

nente) leke pa tvsh ndahet ne kete forme:

Viti I (2019) – fondi limit prej: 3 228 156 (Tremilion e dyqind e njezet e tetemije e njeqind e pesedhjete e gjashte) lekë pa TVSH.

Viti II (2020) – fondi limit prej 21 775 000 (Njezet e njemilion e shtateqind e shtatedhjete e pesemije ) lekë pa TVSH.

Viti III (2021) – fondi limit prej 22 040 833 (Njezet e dymilion e dyzetmije e teteqind e tridhjete e tre) lekë pa TVSH. Ndersa fondi limit prej prej 44 459 739 (Dyzet e katermilion e katerqind e pesedhjete e nentemije e shtateqind e tridhjete e nente) leke pa tvsh ndahet si me poshte:

Viti I (2019) – fondi limit prej: 4 194 315 (Katermilion e njeqind e nentedhjete e katermije e treqind e pesembedhjete) lekë pa TVSH.

Viti II (2020) – fondi limit prej 20 132 712 (Njezetmilion e njeqind e tridhjete e dymije e shtateqind e dymbedhjete ) lekë pa TVSH.

Viti III (2021) – fondi limit prej 20 132 712 (Njezetmilion e njeqind e tridhjete e dymije e shtateqind e dymbedhjete) lekë pa TVSH.

Tashme Ademi me keto dy tendera i jep fund edhe dilemes mbi pastrimin e qytetit qe zyrtarisht prej disa javesh eshte ne duart e nipit te deputetit socialist Sadri Abazi, e qe tashme si dhurate fundviti i kalon shumat e majme. Duhet pare nese pas kesaj Shkodra do te kete sherbim me te mire e me standarte apo serish parate do te vijojne te shperdorohen e te gjithe te tallen me taksapaguesit qe perballen me nje qytet te ndotur./ShkodraNews