Dokumentet/ Voltana Ademi përfundon në Gjykatë, e çojnë vetë socialistët, ja ak.uzat



Voltana Ademi përfundon në gjykatë e paditur nga këshilli bashkiak socialist, ai që ajo e ka cilësuar në vazhdimësi ilegjitim. Mësohet se objekti që propozohet për çeljen e proçesit është ai i kundërshtimit të vendimit të kryetares së bashkisë për “Miratimin e pasqyrave financiare të vitit 2018 të shoqërisë Klubi i futbollit sh.a Vllaznia” si dhe “Për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të këshillit mbikqyrës  të shoqerisë. Gjithashtu padia është edhe kundër mosveprimit të administratorit të KF Vllaznia i cili nuk ka depozituar pranë QKB aktet e ligjshme të marra nga këshilli bashkiak në cilësinë e asamblesë së përgjithshme. Shkodraneës ka siguruar të plotë shkresën në fjalë e cila mban firmën e këshilltares Jona Leqejza si propozuese. Tashmë Voltana Ademi dhe këshilli bashkiak do të shihen në gjyq.