Dokumenti/ ‘Çmendet’ Edi Rama, 3 vjet bu.rg kush publikon filmimet e ministrave dhe deputetëve me dashnore

Kryeministri propozon ndryshimin e Kodit Penal për të mbrojtur jetën private të ministrave, deputetëve dhe drejtorëve, Ulsi Manja e pranon menjëherë propozimin.

Kush publikon filmimet e ministrave, deputetëve dhe drejtorëve me dashnore do të dënohet me tre vite burg. Kjo është ‘çmenduria’ e radhës e Edi Ramës, i cili i ka kërkuar Kuvendit ndryshimin e Kodit Penal për mbrojtjen e privatësisë së pushtetarëve. Kjo lëvizje mësohet se vjen si kërcënim ndaj të gjithë atyre që kanë filmime të pushtetarëve me dashnoret e punësuara në poste kyçe të administratës publike. Përflitet prej kohësh së Klement Balili ka filmuar në hotelin e tij “Santa Quaranta” në Sarandë ministra dhe deputetë me mikeshat e tyre. Këto filmime Balili i ka mbajtur si kërcënim ndaj pushtetit politik në momentin kur të goditej nga drejtësia. Hotelin e tij e kanë frekuentuar më shpesh Ilir Meta, Arben Ahmetaj dhe Ylli Manjani, por edhe shumë pushtetarë të tjerë. Balili u godit, ndërsa filmimet nuk janë publikuar ende.

Për këtë arsye, qeveria i ka propozuar Kuvendit riformulimin e nenit 121 të Kodit Penal, me këtë përmbajtje: “Vendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, dëgjimi ose regjistrimi i fjalëve, fiksimi ose regjistrimi i figurave, si dhe ruajtja për publikim i të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Shpërndarja, ofrimi për publikim apo publikimi me çdo mjet ose formë të komunikimit publik apo mënyrë tjetër, i të dhënave të marra në mënyrën e përcaktuar në paragrafin e parë të këtij neni, dënohet me burgim deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet ndaj personave të mitur, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik apo nga personi që disponon këto të dhëna për shkak të detyrës shtetërore apo shërbimit publik, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet.”.

Ky propozim është depozituar nga qeveria në Kuvend, ndërsa është pranuar menjëherë nga Komisioni i Ligjeve, i cili drejtohet nga Ulsi Manja. Komisioni i Ligjeve e ka miratuar propozimin. Ndryshimi pritet të miratohet nga Parlamenti në seancën e parë plenare që do të zhvillohet. Megjithatë, pushteti i Edi Ramës pritet të tronditet në ditën në vijim. Tronditja nuk do të vijë nga ‘Eskobari i Ballkanit’ Balili, por nga disa përgjime të reja që do të publikohen nga gazeta gjermane ‘Bild’. Në përgjimet e radhës do të shfaqen disa deputete të Edi Ramës, të cilat janë shndërruar në dashnore të kapove të krimit në Shqipëri./Pamfleti