Dokumenti/ Kri.za është e th.ëllë por Bashkia Shkodër e ka mendjen të luksi, ja tenderi disa milionësh



Blerjet e luksit duket se nuk do të mungojnë as këtë fundvit nga institucionet e varësisë së bashkisë Shkodër. Kur ndodhemi praktikisht në 2 muajt e fundit të vitit, sërish ndërmarrja e ujësjellës – kanalizime shfaq nevojën për blerje automjetesh dhe nuk ka vonuar të çelë tenderin me vlerë mbi 77 milion lekë. Praktikë kjo që është ndjekur edhe vitet e shkuara nga kjo ndërmarrje, e cila më shumë sesa efikasitetin e saj në punë për shërbim ndaj qytetareve, e ka pasur bilancin pozitiv në blerje automjetesh që duket se ka vendosur ti ketë pjesë të panairit të saj. Miratimi që i jep Voltana Ademi këtyre tenderëve është tejet i dyshimtë për sa kohë që vendi ndodhet në emergjencë për shkak të asaj që ka shkaktuar Covid 19, e kur vetë qeveria ju kërkoi bashkive të shmangin çdo lloj tenderi luksi, apo të shpenzimeve të panevojshme. Se për cilat nevoja e ka UKSH këtë tender të blerjes së automjeteve e dinë vetëm drejtuesit e saj, por një gjë është e sigurt, që nuk lidhet asesi me ndonjë emergjencë apo ndërhyrje që nuk pret. Përpara shkuarjes tek të tilla blerje, UKSH do të duhej të bënte bilancin e punës së saj se ku është me arkëtimet, me shtimin e abonentëve që kanë kontrata të rregullta dhe pajisen me matësa, investimet që ulin humbjet dhe shmangin abuzimet me ujin, apo me deficitet e mëdha financiare që ndër vite janë krijuar dhe si janë mbyllur. Pasi të ketë këtë bilanc, po ashtu të bëjë më pas edhe transparencën për të tilla blerje që nuk janë të parat e duket se nuk do të jenë as të fundit. Për sa kohë që këshilli bashkiak nuk monitoron këtë shoqëri, por ka zgjedhur të heshtë përballë të tilla skandaleve, me të drejtë atëherë edhe veprimet që ajo ndërmerr me bekimin e Ademit janë tërësisht të pakontrolluara.