Dokumenti/ Lidhja e ngushtë mes të martës së zezë të 26 nëntorit, tërmetit të 21 shtatorit dhe talljes shtetërore

Paradokset në shtetin shqiptar nuk kanë fund, e ato bëhen edhe më të rënda kur flitet për tragjedi që pasojnë talljen shtetërore. Në 21 shtator të 2019 Durrësi dhe zona përreth u godit nga një termet, që sipas të gjitha parashikimeve të mëvonshme, rezultoi të kishte qënë paralajmërues i atij të 26 Nëntorit, që rezultoi fatal, duke marrë 49 jetë njërëzish e duke lënë edhe dhjetra të plagosur, pa llogaritur demet e mëdha materiale. E ndërsa 2 muaj më parë shumë shtëpi e banesa ishin shpallur të pabanueshme, shteti u mjaftua me kaq, duke mos ndaluar hyrjen e qytetareve në to, por e kaloi cdo gjë në heshtje, e madje duke vijuar rutinën sikur të ishim përballë një asgjëje. 11 ditë përpara të martes së zezë, që do të ishte fatale për banorët e Thumanës dhe Durrësit, ministria e mbrojtjes në 15 nëntor 2019 hap tenderin për “Ndërtim të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në qarqet Tiranë dhe Durrës në datë 21.09.2019” me fond limit për loti nr. 1 : 100,505,333 (njëqind milionë e pesëqind e pesë mjë e treqind e tridhjetë e tre) lekë pa TVSH. Por tragjedia rrafshoi gjithçka, edhe ato banesa të dëmtuara, por edhe shumë të tjera, që hapën jo vetëm plagë zemre, por edhe plagë sociale që do të mbyllen vështirë. E përballë të gjithë kësaj katastrofe, kjo ministri u detyrua ta anullojë tenderin, pasi tashmë realiteti i krijuar nga shkundjet e tokës, kërkon një tjetër çasje, që nuk ka asesi lidhje me atë që ofronte panorama e dy muajve më parë. Shkodraneës ju sjell edhe një kopje të shkresës që anullon këtë tender, që natyrisht pas kësaj që po përjeton zona këto ditë, do të pasohet me të tjerë tendera e ndërtime për të sistemuar me qindra familje të mbetura në qiell të hapur./SHkodraNews