Dokumenti/ Një ditë pas tërmetit, Ilir Meta porositi 17 milionë lekë mobilje e zbukurime për zyrën e tij

Ndersa Durresi, Thumana dhe Tirana u goditen nga termeti tragjik i 26 netorit ku kane humbur jeten 51 qytetare, jane plagosur mijera te tjere dhe jane shkaterruar qindra shtepi, Presidenca vijon shpenzimet sikur te mos kishte ndodhur asgje.

Vetëm një ditë pas renies së tërmetit, ndërsa presidenti Ilir Meta, bënte thirrje në ”FB”, për të ndihmuar të dëmtuarit nga kjo tragjedi njerëzore e social-ekonomike, firmoste tender për “rimodelimin” e zyrës.

Me njoftimin publik të datës 27 nëntor, me Nr REF-45118-11-27-2019, Drejtoria Ekonomike e Presidencës kërkon që brenda datës 10 dhjetor 2019, të blejë 17 milionë lekë mobilje e pajisje zyrash.

Sipas informacionit që kemi marrë, këto pajisje (mallra), do blihen për rinovimin e mobiljeve dhe zbukurimin e zyrës së presidentit, me rastin e festave të fundvitit./tema