DOKUMENTI/ Ska.ndaloze, Voltana Ademi spiunon në polici punonjësit e saj që i urdhëroi vetë të…

Ne nje kohe kur do te duhej te merreshin ne mbrojtje prej saj, pasi ishte ajo qe i nxori me urdher te prere te ruanin qendrat e votimit, apo me heret te pengonin hapjen e KZAZ-ve, Voltana Ademi i leshon tizerisht ne duart e policise dhe prokurorise punonjesit e saj. Pas nje shkrese qe mban firmen e drejtorit te policise se Shkodres qe i akuzon kete shtetas per pengim te zgjedhjeve dhe shperdorim detyre, Voltana Ademi ne fshehtesi te plote eshte bere bashkepunetore duke ja dorezuar listen me te gjithe emrat qe i ka patur te shperndare ne terren ato dite. Kjo vertetohet nga shkresa e vete Brahimaj ku saktesohet se thirrja e tyre behet ne baze te listes qe vete Ademi i ka vene ne dispozicion. Por pyetja qe lind ne kete rast eshte e thjeshte: Çfare loje po luan kryebashkiakja e Shkodres? Perse po i shet punonjesit qe vete i nxori me urdher dhe madje ne jo pak raste duke i kercenuar me vendin e punes? Kush fshihet pas gjithe kesaj farse 8 muaj pas zgjedhjeve e qe Ademi nga ilegjitime, sot eshte bere pale me to duke bashkepunuar? Jane nje sere pyetjesh qe kerkojne pergjigje, ne nje kohe qe vete ajo po ja leshon keto punonjes ne duar drejtesise, kur fajin dhe urdherat per gjithçka çfare ka ndodhur e ka vetem ajo, si titullare. Policia natyrisht qe nuk i ka patur emrat e mbi 150 punonjesve qe thirren ne dyert e prokurorise, por jane produkt i Ademit. Kryetarja e bashkise ishte ajo qe ju dha urdher rojeve te kyçin shkollat e me pas ju sekuestroi çelesat, ndersa sot paturpesisht i dorezon me emer e mbiemer ne dyert e drejtesise, duke i bere pergjegjes per dicka qe ishte skenar e pergjegjesie e saj. Pas kesaj ketyre punonjesve nuk ju mbetet gje tjeter vecse te perballen me akuzat e ngritura ndaj tyre dhe me kurthin e pabese te kryebashkiakes qe hesht dhe fshihet per kete skandal afro 8 muaj pas zgjedhjeve te 30 qershorit./ShkodraNews