Dolën të festonin, binte shi, ai ishte pa patentë, nga testi doli…ah sa rrëqethëse. Dy vajza ikën në lule të rinisë…

Edhe pse binte gjithë ai shi, nuk i ndali te dilnin dhe te festonin e argetoheshin, por ky gezim iu kthye ne hidherim te madh familjeve te disa adoleshenteve.

Ditën e djeshme, një aksident i rëndë tronditi Tiranën. Dy 17-vjeçare ndërruan jetë pas aksidentit në Bërzhitë.

Drejtuesi i mjetit i cili rezulton të jetë pa patentë dhe është arrestuar nga policia.

Ai ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin e vjetër rrugor Elbasan-Tiranë, ku humbën jetën dy shtetase, në përfundim të veprimeve hetimore nga Seksioni i Hetimit të Aksidenteve Rrugore, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tirane, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “ dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasi F. SH.,18 vjeç banues në Bërzhitë.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye, pasi më datë 09.11.2019, rreth orës 23.30’, në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë, në fshatin Berzhitë, duke drejtuar automjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e më pas është përp lasur me një pemë.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën shtetaset me inicial D.T, 17 vjeçe, dhe S.S 17 vjeçe, ndërsa kanë mbetur të dëmtuar vetë drejtuesi mjetit dhe dy pasagjerët shtetasit E.A dhe O. M, të cilët ndodhen nen kujdesin mjekesor, jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimi i dokumentacionit, rezultoi se drejtuesi i mjetit shtetasi F.Sh, drejtonte automjetin i pa pajisur me Leje Drejtimi të grupit “B”.

Drejtuesi i mjetit u verifikua me aparatin alkool testues, ku rezultoi se sasia e alkooli ne frymemarrje ishte 0.17 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.