Dolën të festonin në park me bukë me vete, policia sh.okohet kur sheh 12 persona bashkë duke…

Me arsyen se kishin 5 ditë në shtëpi, të izoluar e u duhej ajër i pastër janë justifikuar një grup prej 12 personash në Itali, të cilët u gjetën në një park duke bërë piknik.

Një sjellje në kundërshtim me rregullat dhe urdhrin e qeverisë italiane, e cila po përballet me shifra të frikshme të infektuarish dhe të vdekurish në gjithë vendin si pasojë e COVID-19.

“Karabinierët e stacionit Varcaturo në Campania denoncuan 12 persona të cilët, megjithë rregullat e qeverisë kundër-infektimit, kishin organizuar një piknik në natyrë në një park në Via Madonna del Pantano. Kishin marrë me vete karrige, tavolina dhe ushqime të ndryshme. 12 personat e justifikuan duke thënë se, pas 5 ditësh të mbyllur në shtëpi, u duhej të merrnin pak ajër. Të gjithë do të përgjigjen për mosrespektimin e masave të urdhëruara nga qeveria”,

Lexo edhe: