Doli të protestonte në mbrojtje të teatrit, Bruno Shllaku del bllof: Kush janë FRESSH-istat që e shoqërojnë

Nuk është hera e parë që e bën dhe nuk zhgënjeu as këtë herë. Bruno Shllaku vijon të ngatërrojë kostume, mes atij të aktorit dhe politikanit.

E bëri edhe këtë herë, pikërisht ndoshta në momentin kur nuk duhej dhe që fare mirë mund ta mbronte qëndrimin e tij pa patur nevojë te vishej me dekor politik, apo të merrte orientimi nga partia tek e cila vitet e fundit po aderon me zell.

Ndërsa e ka shqetësuar banderola e vendosur në hyrje të teatrit “Migjeni”, e ku fare mirë mund ti kuptohej një reagim, apo zë i ngritur në cilësinë e aktorit të këtij institucioni, ai shpejtoi që i rrethuar nga vajza dhe djem të partisë socialiste të sulmonte titullaren e teatrit, kryebashkiaken dhe këdo që i vinte në mend, madje duke shkuar deri aty sa t’i paralajmëronte se do ti zbythte nga ajo dere që me 1 korrik. Dikush në fakt duhet ta mësoje se edhe nëse zgjedhjet legjitimohen, gjithmonë nëse do të mbahen me 30 qershor, marrja e mandatit nga kryetari i ri do disa muaj, e prandaj me 1 korrikun Bruno të vijojë të endërrojë.

Së dyti ai duhet ta dijë më mirë se për sa kohë ka veshur kostumin e politikes, jo gjithmonë pullat mund të mbërthehen aty ku ai do dhe synon këtu e 4 vite më parë, të ulet në karrigen e drejtorit të teatrit. Së treti edhe po ti vijë ajo ditë nuk do të jetë e lehtë të largojë kolegët nga ai post sipas orekseve personale, pasi shumë prej tyre e gëzojnë një status.

Bruno duhet ta dijë më mirë se si kandidat për asamblenë e partisë socialiste në 2018, që kur bie rasti për të bërë politike, apo për të marrë urdhra, këto i bëjnë shumë mirë të medhenjtë, e ato që janë më poshtë në detyrë vetëm zbatojnë. Kështu që herë të tjera, do të ishte shumë më e ndershme që të flasë si aktor dhe jo të përdoret si aktor politik, pasi mbiemri i tij do të thotë shumë, e natyrisht ky lloj servilizmi politik nuk i shkon aspak, atij e kujdo tjetër që gëzon një reputacion në Shkoder e Shqipëri.

Herë të tjera Bruno mbroje teatrin pa Fressh-ist, sepse do të jetë më mirë për ty personalisht, por mbi të gjitha për artin dhe kulturën në Shkoder, që kanë nevojë më shume se kurrë për suport./ShkodraNews