Dom Gjergj Meta ka një mesazh të fortë për bamirësit: Kujdes, po…

Dom Gjergj Meta përmes një komenti të shkurtër në profilin e vet, nuk ka kursyer veç politikanëve dhe bamirësit. Sipas Gjergj Metës, bamirësit që po mbledhin ndihma dhe kontribute për të prekurit nga tërmeti i 26 nëtorit, kanë harruar qëllimin e tyre duke u fokusuar te imazhi që shfaqin në media.

“Jemi në epokën e industrisë së imazhit. Fatkeqësisht kjo industri ka kaluar përmasat e mediumit (mjetit) dhe është kthyer qëllim në vetvete. Kjo na ka sëmurë të gjithëve dhe po shkatërron institucione si politika, bamirësia, besimi, kultura etj. Do t’ia ndjejmë krismën me kohë”, shkruan Dom Gjergj Meta.