Doni punë në Gjermani? Nga 1 marsi ndryshon çdo gjë, ja çfarë duhet të dini nëse jeni azilkërkues



Të jetosh e punosh në Gjermani? Nuk është aq e lehtë, sepse Gjermania nuk e ka parë asnjëherë veten si vend emigracioni. Por aktualisht mungojnë më shumë se 1 milion vetë fuqi punëtore e kualifikuar.



Prandaj qeveria gjermane ka vepruar dhe ka miratuar një ligj për fuqinë punëtore të kualifikuar – që hyn në fuqi më 1 mars. Cilat janë të rejat e ligjit?



A vlen ky ligj për refugjatët e azilkërkuesit?

Parimisht po, por nga leja e qëndrimit e ashtuquajtur leje qëndrimi për shkollim apo punësim (Ausbildungs- und Beschäftigungsduldung) mund të përfitojë një numër i vogël i tyre. Ajo i drejtohet vetëm atyre të huajve pa qëndrim, që kanë duldung-pra leje qëndrimi të toleruar. Sepse për arsye të ndryshme ata nuk mund të dëbohen. Por personi në fjalë duhet të që për një vit e gjysmë të ketë punuar më shumë se 35 orë në javë dhe të sigurojë kështu vetë jetesën. Përveç kësaj ai duhet të flasë gjermanisht në nivelin B2 dhe të mos ketë vepra penale.

Lexo edhe: