Doni të ikni në Gjermani për një jetë më të mirë? Atje po ndodh më e t.merrshmja

Shqetësimet, nëse dhe kur ekonomia gjermane po futet në r ecesion nuk po na lenë të flasim për rr eziqet e arsyet që e vënë më shumë në pikëpyetje mirëqenien.

Që nga koha e k rizës financiare në vitin 2008 dhe menjëherë rënien ekonomike që pasoi në këtë vend investohet shumë pak. Nëse në vitin 1991 investimet përbënin 10% të prodhimit të brendshëm bruto, në vitin 2008 ishin 8%, kurse momentalisht ato arrijnë vetëm 6-7% të prodhimit të brendshëm bruto.

Se sa d ramatike është në plan afatgjatë tempi i ngadalë i investimeve në të ardhmen e ekonomisë gjermane, kjo lexohet në produktivitetin e punës. Ai është pasqyra e investimeve, sepse mat vlerën e krijuar mesatarisht për fuqi punëtore apo për orë pune. Aty duket qartë, nëse punëtorët, themelet e ndërtimit i hapin me dorë, lopata apo me eskavatorë e pajisje të rënda, tjetra – nëse të dhënat përpunohen me dorë, makina llogaritëse, apo përmblidhen e përpunohen nga a lgoritme komplekse, lazeri apo inteligjenca artificiale.

Sa më shumë kompjutera dhe robotë vihen në punë, aq më i lartë është produktiviteti, edhe sepse me automatët e rinj përparon procesi teknik i prodhimit. Sa më me eficience dhe efektivitet të prodhohet, aq më atraktive bëhen ofertat, aq më të larta xhirot e prodhimit, dhe aq më shumë e ardhur mbetet në fund, që mund të shpërndahet tek puna, kapitali, pra njerëzit dhe makineritë.

Kjo zvarritje në produktivitetin e punës si pasojë e investimeve të pakta dhe me këtë edhe ngadalësim të risive, do të ketë pasojat e saj dhe do ta vërë në pikëpyetje më shumë se çdo gjë tjetër prosperitetin ekonomik të Gjermanisë – më shumë se agresiviteti i Trumpit, kërcënimet e Kinës dhe një Brexit pa marrëveshje. Sepse rritja e produktivitetit të punës është baza nga rrjedh rritja e rrogave.

DW