Dorëhiqet për një arsye të pabesueshme deputeti

Të jesh ligjvënës nuk do të thotë të jesh pa vese. Dorëhiqet deputeti slloven pasi vodhi një sanduic në një fast food në Lubjanë.

Darij Krajcic tha për mediat se u injorua nga stafi ndaj vendosi të vendosi të testonte sigurinë e dyqanit duke marrë sanduiçin dhe të largohej.

Vjedhja e sanduiçit nuk u vu re, por anëtari i partisë në pushtet Marjan Sarec (LMS) këmbënguli që më vonë u kthye për ta paguar.

Krajcic kërkoi falje, duke thënë se i vjen keq për “eksperimentin e tij social”.

Gjithçka u bë publike kur ai i tregoi rastin disa kolegëve në Parlament gjatë një mbledhje komiteti të mërkurën.

Tre punonjës të dyqanit raportohet se nuk e kanë vënë re kur u largua me sanduiçin pasi po flisnin me njëri-tjetrin.

“Askush nuk erdhi pas meje, askush se vuri re,” tha ai, duke shtuar se stafi ishte shumë neglizhent.

Fillimisht anëtarët e parlamentit qeshën me këtë histori por të enjten, kreu parlamentar i LMS, Brane Goluboviç, dënoi veprimet e deputetit duke i quajtur “të papranueshme”.

“Ai mori përgjegjësinë dhe dha dorëheqjen,” tha Goluboviç për shtypin.

Krajcic u zgjodh në parlament në shtatorin e kaluar, kur partia LMS e qendrës së majtë e kryeministrit Marjan Sarec u bë partneri më i lartë në koalicionin qeverisës.