“Dorëzohet” boksierja shkodrane, ja përse

Boksierja shkodrane Elsidita Selaj ndalet më vendin e tretë në Europianin U-22 që po zhvillohet në Rusi. Nuk kemi të bëjmë me ndonjë eleminim apo humbje të ndeshjes së saj por shkak është bërë gjëndja shëndetësore e saj. Një gjë të tillë e ka lajmëruar vetë trajneri i saj, Jetmir Kuçi.

Në një postim në profilin e tij në “facebook”, ai shkruan: “Gjëndja shëndetësore e Elsiditës nuk është bërë e mundur që të vazhdoj rrugës drejt finales. Gjithsesi vendi tretë në Europë është histori për Shqipërinë. Me respekt Jetmiri.”

Selaj fitoi në raundin e parë me një kundërshtare nga Bjellorusia. Dominimi i saj u vërtetua në raundin e dytë, teksa e detyroi kundërshtaren e saj të tërhiqet nga ringu. Por gjëndja shëndetësore e detyron të largohet nga gara dhe të marrë vetëm medalje të bronztë në këtë europian. /ShkodraNews