Dorëzohet Voltana Ademi, jep urdhrin e menjëhershëm në bashki: Urgjentisht të…

Janë orët e fundit të mandatit të saj dhe Voltana Ademi është në p.anik! Ajo ka porositur stafin e saj që në këto ditë të fundit, të bëjnë çdo lëvizje për të mbyllur letrat e hapura dhe çdo gjë të mbetur pezull në bashki që të mos rrezikojë nga ardhja e të majtës në pushtet që të përballet me ndonjë proçedim, apo hetim të thelluar për veprimtarinë e saj 4 vjeçare në këtë institucion.

Burime për Shkodranews bëjnë me dije se paniku është prezent tek aktiviteti i punës së qytetares së parë të Shkodres, e cila nuk e kishte besuar deri në minutat e fundit se të huajt do të lejonin mbajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri me 30 qershor. Tashmë si një edhe e proçeduar në gjendje të lirë, Ademi është në pozitë të fortë, aq më shumë që bashkinë do të duhet t’ia dorëzojë të majtëve, që për 29 vite radhazi e kanë patur mollë të ndaluar këtë godinë.

Duke ditur aktivitetin e saj 4 vjecar dhe problemet jo të vogla që kanë shoqëruar punën e kësaj bashkie, Ademi është kujdesur të porosisë të sajët që mos të kenë vemendjen tek puna në terren, por me dosjet dhe letrat në zyrë, ato që në gjuhën e thjeshtë quhen, “lenja e gjurmëve”. Edhe në takimin që ka zhvilluar ditën e sotme me Lulzim Bashën dhe kryetarët e tjerë të bashkive të djathta, ndryshe nga një pjese e tyre ajo ka rrëzuar deklarimet se mund të mbaje me forcë zyrën, apo aq më pak t’i bëjë një tjetër rezistencë Edi Ramës.

Mbyllja e shkollave e qendrave të tjera që kishte në administrim me dry, për të penguar zhvillimin e 30 qershorit, i kushtoi asaj hapjen e një proçesi dhe një i dytë do të ishte shumë herë më i rëndë për të. Paniku është prezent jo vetëm tek kryebashkiakja, por edhe tek administrata e saj prej më shumë se 1 mijë personash, bashkë me institucionet e varësisë, që me ardhjen e PS në krye të bashkisë Shkoder, do të mbeten të papunë, e për shumë prej tyre, do të thotë fundi i një mbretërimi prej afro 3 dekadash.