Drejt karantinës?! Merkel prezanton masat bo.mb.ë kundër covid



Kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi sonte në mbreëmje se Gjermania nga dita e hënë do pritet të mbyllet pjesërisht për shkak të infektimeve të larta me Covid-19.



Ajo tha se ashpërsohen masat anti-Covid dhe do të vihen në fuqi që nga e hëna e datës 2 nëntor dëri në fund të muajit.



Ja masat:

Distancimi social është i detyrueshëm.

Qëndrimi në ambiente publike me anëtarë që nuk janë pjesë e familjes si dhe me më shumë se 10 persona është i ndaluar.

Udhëtimet si jashtë dhe brenda vendit janë të ndaluara përveç atyre që janë me rëndësi të madhe.

Institucionet argëtuese në të gjithë vendin do të mbyllen. Në këto përfshihen teatrot, kinematë, operat, sallat e kërcimit, sportet amatore, kazinotë, klubet, baret, restorantet, qendrat e prostitucionit, pishinat, palestrat dhe panairet.

Sallonet e bukurisë do të qendrojnë të hapura.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qendrat e masazheve dhe tatuazhëve do të mbyllen.

Supermarketet do të jenë të hapura me kushtin që brenda 25 metra katrorëve të jetë vetëm 1 klient.

Shkollat dhe kopshtet do të qendrojnë të hapura.

Kompanitë që kanë njoftuar të infektuar do të mbyllen dhe do të marrin ndihmë ekonomike nga shteti.

Sportet elitare do të vazhdojnë të luhen me dyer të mbyllura.