Drejtorit të Transportit i del emri: Merrej me trafik me Tahirin

Një tjetër drejtori i ka dalë emrin në listën e zezë me akuza të rënda.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të “Facebook”-ut mesazhin e qytetarit dixhital, ku ky i fundit denoncon drejtorin e Transportit në Durrës.

Sipas qytetarit dixhital, ky zyrtar akuzohet se përdori detyrën për transportim të drogës, që thuhet se është mik i ish-ministrit Saimir Tahiri.

“Denoncoja një drejtor drogaxhi i mirënjohur si trafikant droge quhet Roni Shqopa, të cilin pasi e hoqën nga drejtor Konvaleshence ku merrej me drogen e Tahirit ai u vendos drejtor transporti në Durrës pikërisht që të bëjë lirshëm transportin e drogave”, shkruan qytetari tek Berisha.

POSTIMI I BERISHËS
Drejtori i transportit në Durrës akuzohet se përdor detyrën për transportin e drogave!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
dr Berisha përshëndetje të uroj shendet! Jam një anëtar i Partisë Socialiste doja te denoncoja një drejtor drogaxhi i mirënjohur si trafikant droge quhet Roni Shqopa, të cilin pasi e hoqën nga drejtor Konvaleshence ku merrej me drogen e Tahirit ai u vendos drejtor transporti në Durrës pikërisht që të bëjë lirshëm transportin e drogave. Ky trafikant ka emëruar çunat e hallës vet ne drejtorin qe drejton dhe emëron punonjës me urdhër të bandave dhe me bekimin e Gjushit ju lutem bëjeni publike se ky palo drejtor duhet futet ne burg bashkë me Gjushin. ju uroj shëndet drejtoria e sherbimit te transporteve Durrës i nderuar. E kanë bërë si pronë private drejtorinë.