Drejtuesit e PS në zona, s’dinë me çfarë t’i gënjejnë më qytetarët e socialistët, Rama i ka mashtruar për çdo gjë

Në fushatën e 2013, shqiptarët i shkuan masivisht mbrapa kryesocialistit, mbasi deklaroi, se ishte ndryshe nga Nano, Meta e Berisha, ndërsa në 2017-ën i dhanë pushtetin absolut, sepse mashtrimet i justifikoi e maskoi me largimin e LSI, ndërsa tani, duke mos patur me çfarë të justifikohet e joshë më, nuk besohet dhe braktiset edhe nga personalitetet dhe anëtarësia socialiste, të cilët kërkojnë largimin e tij nga partia.

Prej disa ditësh, kryetari i partisë së PPP-ve, ka nisur shëtitjen elektorale nëpër zona, i tmerruar nga lëvizja e opozitës, për ta rrëzuar nga pushteti me revoltë popullore, e cila fillon ditën e  shtunë, ku pjesëmarrës do të jenë edhe mijëra votues të PS, tashmë anti-Rama e anti-“rilindje”.

Ndërkohë që krye-rilindësi, vazhdon të shkojë akoma nëpër zona, me kryehajdutët Balla, Gjiknuri, Ahmetaj, Beqja, Abazi, Dako, Sejdini, Suli e Nikolla, drejtuesit e PS dhe kryebashkiakët në qendër e zona, po detyrohen  të jenë prezent në këto takime, por gojë-kyçur.

Shkak, është sikleti përballë qytetarëve e sidomos brenda “familjes” socialiste, mbasi nuk dine, se çfarë premtimesh t’u bëjnë e çfarë sqarimesh t’u thonë, për uzurpim-shkatërrimin e PS dhe qeverisjes ë saj, nga të preferuar personal të kryetarit.

Drejtuesit zonalë të PS, por edhe deputetët që nuk kanë asnjë lidhje me zullumet e grupit ç’qeverisës të PPP-ve, nuk gjejnë dot asnjë justfikim, për emërimet e ministrave, zv.ministrave, drejtorëve anonimë dhe, lënien jashtë drejtimit të strukturave të PS e qeverisjes, të socialistëve personalitete, figurave me përvojë, të ndershëm e të aftë.

Shumë drejtues socialistë, deputetë e kryebashkiakë, janë ngarkuar nga kryetari partisë, të nisin takimet me banorët, për votat e pushtetit lokal 2019, por ata janë në hall, mbasi nuk dinë, se me çfarë “kartash” t’u premtojnë qytetarëve, mbasi Rama i ka “djegur” të gjitha premtimet, duke i mashtruar për çdo gjë, por pa asnjë zgjidhje,

Premtimet e progranit real të 2013-ës, të cilat nuk i mbajti, kryesocialisti Rama, i justifikoi me mashtrimin, se e kishin penguar hajdutët e LSI, ndërsa mos mbajtjen e premtimeve të 2017-ës, po e justifikon, me gjoja trazirat që krijon opozita, ndërkohë që vazhdon vjedhjet me PPP dhe zëvendësimin e ministrave hajdutë, me ministra kukulla e anonimë, që po firmosin verbalisht hajdutëritë e tij.

Qytetarëve, nuk mund t’u premtohet më, se do ndëshkohen vrasësit e 21 janarit, mbasi kaluan 9 vite dhe kryesocialiti që i çoi në atë “protestë-mort”, bëri qeveri  me Ilirin e Monikën, me Saliun e Lulin dhe, po i fton përditë, për të vazhduar skemën pozitë-opozitë, deri sa të vijë 30 qershori 2021, për t’u dorëzuar kolltukun.

Drejtuesit socialistë në Ballsh, Patos, Fier e Kuçovë, nuk kanë fytyrë të dalin më para naftëtarëve, 1200 punonjësve të ARMO, banorëve të Zharrzës e punonjësve të “Bypass-Fier”, mbasi qeveria i mashtroi me “Statusin e Naftëtarit”, kreu i PS mbron mikun e tij Beso i Tajvanit që nuk jep pagat, mbron mafien e “Bankers” që u shkatërroi banesat dhe firmën italiane të Bypass-Fier” që nuk jep pagat prej 5 vitesh.

Qytetarëve, nuk mund t’u premtohet më, se banesat e tyre, “nuk do prishen edhe sikur të ngjallet Enveri”, mbasi qeveria e PS, mashtroi dhe ua shkatërroi 45 mijë familjeve në Tiranë, Durrës, Vlorë, Berat, Korçë, Fier, Lezhë, Elbasan e Shkodër, për t’u dhënë miliarda oligarkëve.

Shqiptarët e sidomos intektualët, specialisët dhe të rinjtë, nuk mund të mashtrohen më, me premtime për hapje vendesh pune konkurse false të administratës publike, ndaj dhe po largohen masivisht nga Shqipëria, për të mos u përdorur si vota për pushtetet kriminale të familjeve Rama, Berisha, Metaj e Basha dhe langojëve të tyre.

Socialistëve, nuk mund t’u premtohet më, mendim i lirë dhe përfaqësim e konkurrim vlerash në strukturat e partisë, mbasi ajo është uzurpaur nga vetë kryetari Rama dhe çeta e tij, ku prej 10 vitesh, jo vetëm nuk dëgjohet asnjë zë tjetër, por as nuk lejohet, të thuhet qoftë edhe një  mendim për orarin e zhvillimit të mbledhjes.

Socialistëve, nuk mund të besojnë më, punësim meritokrat në administratën publike të pushtetit të PS, mbasi kryeministri Rama dhe grupi i PPP-ve Gjiknuri, Dako, Gjylameti, Sejdini, Ahmetaj, Beqja etj., kanë krijuar “qeverizëzat” e tyre, me familjarë e hajdutë në çdo ministri, drejtori qendrore e shërbim publik si Ujësjellës, Enti Banesave, KRRTSH, QSUT, Univesitete, Drejtori Policie, OSHEE, FSDKSH, ISSH, KESH, ISHP, “Albcontrol”, Albpetrol,  OST, AKU, Inspektorate e deri në Bankën e Shtetit dhe administratën e PS./Pamfleti