Drejtuesit e Vllaznisë marrin vendim urgjent për trajnerin

Qe tek Vllaznia e basketbollit te meshkujve gjerat nuk po shkonin ashtu si duhet, kjo nuk kishte shume nevoje per t’u kuptuar. Tre humbjet e pesuara ne kampionat dhe dy te tjera ne Ligen Ballkanike dhe per me teper maredheniet jo te mira me disa prej lojtareve, kane bere qe drejtuesit te marrin nje vendim.

Ata kane vendosur qe Nikolai Gospodinov te mos jete me trajner i ekipit. Presidenti Xhaferi dhe stafi i tij duket se kane arritur nje marreveshje me trajnerin bullgar per ta nderprere ketu bashkepunimin e nisur para tre muajsh.

Nje gje e tille behet e ditur nga burime prane klubit te basketbollit Vllaznia, megjithate çdo gje pritet te zyrtarizohet paraditen e se henes.

Gospodinov krijoi polemika brenda perbrenda ekipit me lojtaret shkodrane dhe kane qene jo te pakta rastet qe basketbollistet shkodrane kane shprehur hapur pakenaqesite ndaj trajnerit ne lidhje me menjanimin prej tij dhe aktivizimin shume te paket.

Gjithsesi tashme duket pune e kryer qe periudha e Gospodinov tek Vllaznia ka marre fund dhe mbetet zyrtarizimi i ketij “divorci” per te mesuar pastaj se kush do ta zevendesoje bullgarin ne pankinen kuqeblu.