“Drita e ka larë, i ka dhënë bukë”. Mamaja e të riut vra.sës shokohet: Luisi im e përdhu.noi? Joo të keqen nëna si e bëre…

Detaje të reja dalin nga dita në ditë për vra.sjen e Drita Saliajt në Mallakastër. Mendohet se ajo u përdhu.nua, u lidh me litar dhe u hodh në rezervuar.

Është nëna e 16-vjeçarit Luis Saliaj, Mimoza Saliaj, që flet për kr.imin tro.nditës, duke kërkuar që djali i saj të vuajë dënimin.

“Luisi e kishte nënë Dritën dhe nuk e bënte kurrë këtë që ta përdhunonte, është shumë fjalë e rëndë për Luisin kjo. Djali im, nëse ka bërë diçka, të vuajë dënimim. Përsa i përket përdhunimit, nuk besoj të këtë marrë pjesë, nuk jam dakord, sepse ajo e ka rritur djalin tim. Drita e ka rritur. E ka larë. I ka dhënë bukë.

Po e vuaj shumë atë çka ka ndodhur. Drita ishte grua shumë e mire. Kemi shkuar shumë mire. Kam 20 vite në atë fshat dhe e kam njohur mirë. Djali im të vuajë dënimin e merituar. Drejtësia të veprojë dhe të nxjerrë në drite të vërtetën”, ka thënë ajo.