Dro.ga mbyt Shqipërinë/ Si drejtori i policisë së Shkodrës konfirmoi të dhënat bo.mb.ë të RAI-t

Qeveria shqiptarë shpejtoi të përgënjeshtrojë javë më parë një kronikë të televizionit shtetëror Italian Rai lidhur me shumëfishimin e kultivimit të lëndëve narkotike në Shqipëri, i cili mes të tjerash fliste edhe për ndryshimin e strategjisë së kultivues që nga lloji i bimës, tek parcelat. Por çuditërisht këto të dhëna të kronikës së Rai, u konfirmuan me zë dhe figurë vetëm pak javë më vonë nga drejtori i policisë së qarkut Shkoder Niko Brahimaj. Në mbledhjen e thirrur nga institucioni i prefektures për masat antikanabis 2020 Brahimaj deklaron: “Fenomeni ka ndryshuar pasi nuk kemi më parcela masive, por parcela të vogla e të shpërndara në zona, në shumë raste të thella malore. Eshtë e vërtetë që terreni është shumë i vështirë dhe prandaj ne presim që deri në fund të Marsit të na vijnë edhe 10 mjete të reja të tonazhit të lartë, pasi 3 i kemi marrë. Kërkoj bashkëpunim të të gjitha strukturave që të mos na krijojnë vonesa, pasi nuk kërkojmë të përfshihen në operacione ndëshkimore, por të identifikojnë e raportojnë, pasi është zinxhiri edhe poshtë i inkriminimit. Të ndërgjegjësoni strukturat pasi nëse vjet patëm disa arrestime të kontrolluara në aspektin procedurial, ku falenderoj prokurorinë që bashkëpunoi, pasi edhe pse nuk është qëllimi ynë arrestimi i qytetareve, fenomenin nuk mund ta lëmë pa ndëshkuar. Duhet ta kuptojmë që një njeri nga Fushë Kruja apo qytete të tjera të vijë e të kultivojë në malësinë e mbishkodres, dikush është garantues e udhërrëfyes për ta. Unë po bëj gjithë këtë kohë këtu dhe nuk i di mirë këto zona. Këtë vit është vendosur kjo bazuar edhe në kërkesat që kemi bërë në qeverinë shqiptare dhe në bashkëpunim me Guardia di Finanzia që të dyfishojmë patrullimet, nga 8 që ishin vjet në 16 fluturime”. Pra e përkthyer në një përmbledhje të shkurtër drejtuesi i policisë së qarkut Shkoder megjithese pa shifra flet për rritjet e forcës goditëse me 4 fish, por nga ana tjetër e pranon se kultivuesit nuk ndalën se sfiduari të shtetit në strategjinë që përdorin, si për llojin e bimës ashtu edhe për parcelat, e aq më shumë territoret që përdorin. Në këtë pikë qeveria shqiptare duket se është gjendur e papërgatitur prandaj në heshtje ka vendosur që për 2020 të ndryshojë strategjinë e të rrisë patrullimet ajrore si dhe krehjen nga toka me mjete të larta të zonave të thella malore. Por ajo që të cudit në këtë mes është se janë harruar dronët, që pak vite me parë u propaganduan si risia e madhe e që do të ndihmonin në kontrollin e territorit. Përdorimi i tyre mungon dhe ato nuk artikulohen në asnjë rresht nga drejtuesit e policisë, megjithëse u tha se për to u shpenzuan jo pak para të blihen. Deklaratat e policisë Shkoder dhe titullareve të saj vitet e fundit janë kthyer në refrene të përgjithshme, ndërsa mungojnë analizat e detajuara dhe shifrat konkrete sa parcela, me rrënjë bimësh dhe lloji i tyre u asgjesuan në 2019. Kush ishin zonat me kultivim të lartë, pasi tashmë nuk ka asnjë dyshim që pertej luftës së madhe, territori shqiptar vijon të jetë sërish i kultivuar me kanabis, madje dhe në sasi të mëdha, me bimë që prodhojnë shumë herë më shumë se ato tradicionale, e që kultivuesit janë kujdesur ti sjellin nga shtete të largëta, por që i përshtaten klimës së malësive të veriut.