“Duhet të ruhesha nga vjehrri kur takoheshim, para fejesës shkova…”, këngëtari rrëfen sikletin te Rudina

Ervis Behari, këngëtari i ri i muzikës së lehtë shqiptare, i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ai gjithashtu tregoi se një situatë të ngjashme me klipin e realizuar ka qenë edhe historia e dashurisë së tij më të fejuarën, me të cilën planifikon të martohet vitin e ardhshëm.

“Kënga është serenatë me motive jugu. Pak a shumë e njëjta histori si në klip më ka ndodhur edhe mua me nusen time. Sikleti për ne ka qenë vjehrri im, prej të cilit duhej të ruheshim kur takoheshim. Ne jemi njohur në plazh dhe kemi 6 vite që jemi fejuar, por ende s’kemi bërë dasmë. Ne ndoshta na ka rritur vendi kështu që mbajmë përgjegjësi për atë që bëjmë dhe përpara se të fejohesha kam shkuar e kam takuar vetë babanë e nuses time. Jemi duke menduar për dasmën dhe besoj nga viti tjetër do ta realizojmë”, tregoi këngëtari./tvklan.al

42301347_10155516415502680_584306012580741120_n