Duhet t’i dini patjetër këto informacione për pe*isin e lakuar, çfarë duhet të bëjnë djemtë që e kanë këtë hall

Nga Zhaklina Lektari- tabu.al

Është mëse normale që pen.isi mos të jetë i drejtë si shtyllë tensioni, por kur ai merr të gjitha drejtimet e mundshme përpos të duhurit; atëhere duhet t’i bëjmë vetes dy pyetje. Po, flas për pe.nisin e shtrembëruar, një kusht ( jo domosdoshmërisht patologjik,mos krijoni panik) që sipas studimeve prek 1 në 10 burra. Por, si të dallojmë një pe.nis të lakuar nga një pen.is që vuan nga Induration Pe.nis Plastika (IPP) ose sëmundja e pe.nisit të lakuar ?

Lakimi i pe.nisit: nuk është gjithmonë shqetësues

“Doktor kam pe.nisin e shtrembër”. Përpara se të shkoni me urgjencë të andrologu, kini prasysh që një lakim i lehtë i pe.nisit është totalisht fiziologjik. Në ereksion dhe në liri të plotë. Çdo penis ka formë të ndryshme, e njejta vlen për strukturën e brëndshme të enëve të gjakut dhe të trupave kavernose të cilat mund të shkaktojën deviacion. Lakimi i penisit  për poshtë merr emrin chordee dhe mund të korrispondojë më një ereksion më drejtim poshtë, por ka dhe kush e ka pe.nisin të lakur për poshtë, majtas apo djathtas. Nëse glandi apo pe.nisi i lakuar nuk shkaktojnë dhimbje ose nuk shkaktojnë problematika gjatë raporteve sek.su.ale, atëherë ju bëni pjesë në 10% e popullsisë me pe.nisin e lakuar. Mund të përdorni lakimet tuaja për të dhuruar më shumë kënaqësi. E keni vënë re se dhe dildot për pikën G janë të lakuar?

Pe.nisi i lakuar sëmundja Pejronit

Një studim i vitit 2017 nga American Society for Reproductive Medicine nga Hosuton, në Texas, ka gjetur një lidje midis lakimit të pe.nisit dhe rritjes së rrezikut për të zhvilluar tumor uro-gjenital. Po a kishim thënë që nuk ka vend për shqetësim ? Në të vërtetë është shumë e rëndësishme që të shkojmë te një specialist në rast se lakimi i pe.nisit është i dhimbshëm dhe nuk lejon raportet se.ks.uale; ose kur pamundësia për ereksion shfaqet në mënyrë immediate. Në këtë rast mund të flasim për sëmundjen e Pejronit Ose Induration Pe.nis Plastica, (IPP)dmth formimi i disa pllakave fibroze që shkaktojnë lakimin e pe.nisit.  IPP është një patologji gjenitale e cila shfaqet mbas moshës 60 vjecare: vetëm në një përqindje e kanë problem gjenetik, pjesa më e madhe vuajnë për shkak të traumave apo mikrotraumave të shpeshta. Një tjetër shkak i lakimit mund të jetë pengimi i uretrës, në këtë rast simptomave që njohim ju bashkohen nevoja për urinim dhe dhimbje të abdomenit.

Mund të drejtojmë një pe.nis të lakuar ?

A është e mundur të drejtojmë një pe.nis të lakuar ? Nëse lakimi është patologjik: po. Andrologu mund të tregojë nëse duhet ndërhyrë me operacion apo me pajisje dhe terapi me pak invazive, por me sukses të madh në krahasim me normën e riaktivizimit se.ks.ual. Ndërsa nëse pe.nisi juaj është pak i lakuar aty nuk ka nevojë të bëni gjë. Por, ajo çka mund të bëjmë është që të parandalojmë lakimin e pe.nisit. Hipertension, dislipidemia, abuzim me alkol dhe cigare janë faktorë të rrezikshëm për sëmundjen e Pejronit; Edhe njëherë kuptoni që një stil jete i shëndetshëm, i bën mirë dhe pe.nisit tuaj. Një tjetër faktor rreziku është se.k.si tepër i ashpër ose me shumë dhunë. Të bësh pe.nisin për dy lekë, mund të shkatojë trauma në lëkurë dhe të shaktojë shenja të cilat do e bëjnë të varet. Përdore me kujdes. LOVE