Durrës/ Dhun.ohet dhe grab.itet bab.ai i dëshm.itarit të mbrojtur në gjyq.in kundër Shull.azit

Dy persona, të paidentifikuar kanë dhun.uar dhe grab.itur në Durr.ës bab.ain e njërit prej dëshmitarëve të mbrojtur në gjyqin kundër Shull.azit.

Pasi e kanë dhunuar ata i kanë rrëmbyer edhe çantën me 1.5 milion lekë të vjetra e 275 euro, një shumë të cilën e përdorte për këmbim valutor.

Sipas Policisë së Durrësit kanë nisur hetimet me qëllim identifikimin e autorëve të këtij krimi dhe arrestimin e tyre

I dhunuari, është babai i personit, tashmë nën mbrojtje nga policia dhe prokuroria, që dëshmoi në favor të akuzave të ngritur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, kundër Emiljano Shullazit, për sa i përket konflikteve që Shullazi ka pasur me biznesmenin Ylvi Beqja, shkruan Shqiptarja.com

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13 në zonën e Plazhit, pranë vendit të quajtur “Rrota e Kuqe”, ku N.M është sulmuar fizikisht nga dy persona ende të paidentifikuar, duke e qëlluar në pjesë të ndryshme të trupit. Babai i dëshmitarit të mbrojtur, punon kambist në të zezë në qytetin bregdetar, dhe pasi e kanë dhunuar duke e dëmtuar në kokë, fytyrë dhe trup, janë larguar disa metra, por më pas janë kthyer duke i marrë çantën që kishte me vete.

Në fillim të procesit gjyqësor kundër Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë si Blerim Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Gilmando Dani, familja e dëshmitarit të mbrojtur u vu në mbrojtje nga Policia e Shtetit, për shkak të deklarimeve në gjyqin kundër këtyre personave.