Dy ditë para nisjes së shkollës, vjen lajmi i rëndë nga Shkodra. Ministria njoftohet urgjent se…



Kur ndodhemi më pak se 48 orë nga nisja e vitit të ri shkollor 2020 – 2021, në qarkun Shkoder është identifikuar fëmija i parë pozitiv me Covid 19i cili nuk do të nisë shkollën si gjithë bashkëmoshatarët e tij të hënën e 14 shtatorit.



Mësohet se ai është nxënës i një prej shkollave 9 vjeçare të bashkisë Fushë Arrëz, i cili po ndiqet nga mjekët në kushte shtëpie, pasi rezulton asimptomatik.



Rasti i evidentuar nga autoritetet shëndetësore të qarkut Shkoder është i pari që bëhet publik prej nisjes së pandemisë, por në të vërtetë pikëpyetja e madhe që lind është se edhe sa raste të tjera mund të jenë në qark, po asimptomatik?

Këtë askush nuk di ta thotë pasi viti i ri shkollor po nis pa asnjë testim për nxënës e mësues, që do të ulen në bankat e shkollës prej ditës së hënë. Shumë prej fëmijeve sic edhe është deklaruar nga specialistët e shëndetësisë, mund të jenë bartës të virusit por nuk shfaqin shenja, e kjo do të ishte e rrezikshme si për bashkëmoshatarët dhe për mësuesit. Shfaqja e një rasti në shkollë, fillimisht sipas protokollit të miratuar nga ministria, pasohet me ekzaminimin dhe mbylljen e klasës, e nëse kontaktet kanë qënë më të zgjeruara, edhe mbylljen e krejt shkollës.

Domosdoshmëri përpara se të shënohej hapja e shkollave, sipas specialistëve mbetet kryerja e testit si një masë parandaluese, por kjo gjë është injoruar dhe frika më e madhe është pas 2 apo 3 javësh kur shkolla të ketë nisur dhe të shihen rezultatet e para. Monitorimi i gjendjes do të jetë shumë herë më i vështirë për shkollat në zonat rurale, atje ku edhe mungesat e kapaciteteve mjekesore për kryerjen e kontrolleve janë të larta.