Dy ngjarje të rënda pranë Shkodrës, pesë të plagosur deri tani. Urgjencat nuk ndalen. Ja ç’po ndodh



Dy ngjarje te renda kane ndodhur pak me pare ne Lezhe. Pese te plagosur eshte bilanci i dy aksidenteve rrugore.



Mes tyre nje i mitur ka perfunduar ne gjendje te rende ne spital.



Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në kryqëzimin e fshatit Kakarriq, janë përfshirë në aksident rrugor mjetet me drejtues shtetasit B.P., E.N.,dhe Z.C., ku për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, drejtuesi i mjetit shtetasi B.P.,dhe 3 pasagjerët në këtë mjet.

Drejtuesit e dy mjeteve të tjera shtetasi E.N.,dhe shtetasja Z.B.,janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në Ishull Lezhë, mjeti tip “Volkswagen ” me drejtues shtetasin Ç.M.,56 vjeç, banues në Lezhë ka përplasur këmbësorin P.K.,15 vjeç, banues në Ishull Lezhë, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Ç.M.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.