Dy persona në gjendje kritike, zbulohen detaje nga brenda Infektivit, sa persona janë shtruar në total

Shkon në 73 numri i personave të shtruar aktualisht në shërbimin infektiv. Eugena Tomini nga ISHP, tha sot se prej tyre 3 raste jane ne terapi intensive, ndërsa 2 jane te intubuar, ne gjendje kritike.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 103 testime.

Deri në këto momente testuar 1144 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 174 qytetarë.