
SPAK, pas disa muajsh punë dhe vëzhgim, ka dalë në përfundimin se Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, është “në rregull me shtetit”, pas akuzave për korrupsion lidhur me blerjen e kiteve për testet covid dhe për blerjen e respiratorëve.
Sipas SPAK, hidhen poshtë dyshimet se të dyja këto tenderime komisionet kanë shpërdoruar detyrën pasi këto njësi janë blerë përtej vlerës reale të tregut ndërkombëtar.
Ndërkohë SPAK, hetimi i deritanishëm ka provuar se kitet e testeve për covidin dhe respiratorët janë blerë me çmime tre herë më të lartë se sa tregu real . Një test sipas SPAK është blerë nga 6 deri në 9 dollarë ku duhet të shtohen edhe kostot e transportit , pagesave doganore dhe shpenzimeve të tjera.
Nga një sërë veprimesh hetimore burimet e SPAK tregojnë për TCH se shkresat doganore vërtetojnë se si kompania e cila u përzgjodh fituese importoi përmes një kompanie tjetër nga Korea e Jugut ngarkesën me 20 paketa me 50 kite secili.
Komisioni i ngritur në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga covid dyshohet se nuk ka verifikuar çmimet e kiteve në çmimet e botuara, por i është referuar vetëm ofertave të paraqitura nga operatorët ekonomike.
Edhe për 54 respiratorët ,me një çmim 6400 euro secili , vlera e tyre rezulton tre herë më e lartë se tregu ndërkombëtar. Në këtë mënyrë pohojnë burimet e prokurorisë krijohen dyshime se anëtaret e dy komisioneve kanë shpërdoruar detyrën.
Por sa kohë Manastirliu nuk është personi që autorizoi fillimin e procedurës , dhe as nënshkroi kontratat e lidhura, SPAK nuk ka kompetencë të hetojë më tej .
Sa më sipër krijohen dyshime se sipas Prokurorisë së posaçme për anëtarët e komisioneve që pritet t’i kalojnë për kompetencë prokurorisë së kryeqytetit për dyshimet e shpërdorimit të detyrës.
Tauland Beqiraj u ekzekutua pasditen e.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim,.
Bashkëshorti e dhunon fizikisht dhe psikologjikisht.
Organizata Ndërkombëtare e Migrimit (IOM) njoftoi.
Lini një Përgjigje