Dyshonte se ajo ia kish dredhur, miliarderi e divorcon gruan pa ditur gjë ajo

Dyshon për djalin që ajo i lindi, divorcohet pa ditur gjë gruaja.

Sulltani Muhammed V i Kelantan i ka dhene fund marteses me gruan e tij, mbretëresha e bukurisë në Rusi. Kjo ka ndodhur muajin e kaluar, në një ceremoni islame, të kryer pa dijeninë e saj.

Avokati i tij është në dyshime dhe pyet nëse ai është babai i vërtetë i djalit të tyre, ndërkohë Rihana Veovodina nga ana tjetër ka postuar fotografi të foshnjës në mediat sociale, duke thënë se ajo është ‘krenare që rrjedh gjak malajzian në venat e djalit të saj’.

Zonja Veovodina nuk adresoi drejtpërdrejtë marrëdhënien e saj me Muhammedin, duke mohuar se çifti është divorcuar.

Koh Tien Hua, i cili përfaqëson Sulltan Muhamedin V të Kelantanit, është shprehur se, “nuk ka prova ende se kush është në të vërtetë babai biologjik i fëmijës”.