E akuzoi publikisht te Rudina për vjedhje, Gjyste Vulaj i bën të pabërën Rita Orës se kërceu vallen shqiptare

Një deklarate e papritur erdhi nje dite pas koncertit te Rita Ores ne Sheshin Skenderbej ne Tirane. Një nga performancat më të zjarrta që ngriti në këmbë të gjithë publikun ishte momenti kur Rita vallëzoi dhe këndoi këngën ‘Black Widow’ e cila është remiksuar me muzikën e valles së Tropojës.

Por Gjyste Vulaj, e cila ishte e ftuar te henen te Rudina Magjistari, tha se ajo muzikë është orkestruar nga bashkëshorti i saj Sokol Vula dhe Rita e ka përdorur pa leje.

“Tani për koncertin e Rita Orës s’dua të flas sepse ajo ka përdorur një insert të muzikës së Sokolit pa pyetur, por unë i uroj suksese. Është ‘vallja e Rugovës’. Atë version e ka bërë Sokoli para shumë-shumë vitesh, diku 15-16 vjet më parë. Si kolegë që jemi duhet të kishte pyetur, por gjithsesi Rita Ora na ka zbardh fytyrën. Megjithëse u pendova që e thashë”,- u shpreh këngëtarja.

Por ajo nuk është ndalur me aq dhe ka reaguar sërish duke theksuar që atë muzikë e ka punuar bashkëshorti i saj. Në një postim që ka bërë Rita në profilin e saj në Instagram, Gjyste i ka lënë një koment këngëtares duke e sqaruar për muzikën që ka përdorur.

‘Shëndet e suksese paç  gjithmon, jemi krenar për ty. Këtë valle të rugovës apo të tropojës e ka punuar Sokol Vula”, ka shkruar këngëtarja në komentin e fotos së Ritës.