E bu.jshme/ Aksidenti, Ilda Bejleri tashmë në hall të madh, vendimi i fortë i policisë

Pas aksidentit që mendohet se ka shkaktuar mbrëmë, prezantuesja e njohur dhe gazetarja sportive Ilda Bejleri është përfshirë në një vorbull akuzash, pasi mendohet se ka përplasur me makinën e saj një kalimtare.

Shtetesja me inicialet E.Gj ka akuzuar moderatoren se e ka përplasur dhe ka vazhduar rrugën. Drejtuesja e Procesit Sportiv ka reaguar duke hedhur poshtë pretendimet, por Policia e Shtetit ka dalë me reagim zyrtar.

REAGIMI I PLOTE I POLICISE

Informacion përfundimtar në lidhje me aksidentin e ndodhur mesditën e djeshme në Bulevardin “Gjergj Fishta”, Tiranë.

Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur në Bulevardin “Gjergj Fishta”, më datë 12.02.2020, ku ka mbetur e dëmtuar shtetasja me iniciale E. Gj, 63 vjeçe, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve hetimore, në orët e mbrëmjes grupi hetimor ka shoqëruar dhe intervistuar në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasen me iniciale I. B., 33 vjeçe.

Policia Rrugore e Tiranës, krahas veprimeve të tjera hetimore, me qëllim sqarimin e rrethanave, në funksion të dokumentimit të plotë të aksidentit rrugor, si pasojë e të cilit ka mbetur e dëmtuar këmbësorja E. GJ., ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale automjetin në pronësi të shtetases I. B., me qëllim këqyrjen dhe kryerjen e ekspertimeve të nevojshme autoteknike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetases I. B, si e dyshuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.