E bu.jshme/ Do hapen apo jo kufijtë?! Greqia jep një tjetër lajm shumë të keq për shqiptarët

Lajme dhe njoftimet janë kontradiktore dhe ndryshojnë me orë.  Së fundmi zëdhënësi i Qeverisë greke Stelios Petsas u shpreh sot se Greqia po përgatitet që të hapë pikat kufitare të vendit me shtetet e tjera përfshirë edhe Shqipërinë që prej datës 1 korrik.

Sipas tij duke filluar nga data 1 korrik do të lejohet të ankorohen tragete në të gjitha portet e vendit, ndërsa do të hapen edhe aeroportet si dhe pikat e kalimit kufitar tokësor.

Por ndryshe thotë ambasada greke në Tiranë. Sipas tyre nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi përmes linjave detare, rrugore apo hekurudhore.

Ambasada njofton se ky regjim lëvizjesh pritet të vazhdojë të jetë në fuqi edhe pas datës 1 korrik. “Sipas udhëzimeve evropiane për hapjen e kufijve të BE-së dhe vendimeve respektive zbatuese të Greqisë, në lidhje me udhëtimet nga Shqipëria për në Greqi, parashikohet mundësia e realizimit të fluturimeve drejt aeroportit ‘Eleftherios Venizellos’ të Athinës.

Nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi përmes linjave detare, rrugore apo hekurudhore. Përjashtohen: a) Qytetarë Grekë, posedues të Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe persona që kanë banesën kryesore të tyre apo që qëndrojnë zakonisht në Greqi, b) kalimi i kamionëve për transport mallrash, c) transporti i mallrave me anije, d) hyrja e personave nëpërmjet kufijve tokësorë, për lëvizje absolutisht të nevojshme të karakterit profesional, të cilat i faktojnë me dokumentet përkatëse.

Ky regjim lëvizjesh pritet të vazhdojë të jetë në fuqi edhe pas datës 1 korrik. Ambasada e Greqisë në Tiranë do të lajmërojë menjëherë me njoftim të saj, për çdo ndryshim që mund të rezultojë”, thuhet në një reagim të ambasadës greke në Tiranë.