E bu.jshme/ Mërgim Mavraj jep lajmin bo.mb.ë, ja vendimi i tij drastik për kombëtaren



Një prej kuqezinjve më të dashur, Mërgim Mavraj ka vendosur që t’i japë fund aventurës me Kombëtaren kuqezi. Lajmin e ka dhënë vetë 34-vjeçari me një video-mesazh emocionues të postuar në Instagram.



Mesazhi i plotë i Mavraj



Përshëndetje,

Kanë kaluar gati 8 vite që prej shtatorit të 2012-ës, kur unë debutova për herë të parë me Kombëtaren Kuq e Zi, vite të cilat mbase nuk janë të shumta, porse emocionet, sfidat, sakrificat, rëniet, ngritjet dhe sukseset kanë qenë të mëse të mjaftueshme për të skalitur në brendësinë time përjetime të rralla dhe të pashlyeshme. Ky rrugëtim më ka ofruar mundësinë që ta njoh dhe me mirë vendin tim, njerëzit e vendit tim por dhe vet veten time dhe jo vetëm, si shkak i këtij rrugëtimi dhe sportin arrita ta njoh dhe me mirë.

Mirëpo si çdo rrugëtim dhe ky e ka një fund, dhe ky fund është më se i lumtur. Ndaj për këtë dëshiroj të falënderoj të gjithë bashkshoqëruesit e mi duke filluar nga Familja ime, Miqt e mi, Ndjekësit e Kombëtares Kuq e Zi, Presidentin Armando Duka, Kolegët e mi dhe të gjithë Stafet Teknike me të cilët kam punuar, edhe pse gjithsecili prej tyre meriton një falënderim personal jam i detyruar që të gjithë falënderimet ti përmbledh në këto pak rreshta.

Mbi të gjitha falënderimet është falënderimi ndaj Zotit, i Cili ma mundësoj këtë fund të lumtur. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin tonë shqiptar! Zoti na e mundësoftë që Një Flamur të jetë simboli ynë!

Përzemërsisht,

Mërgim Mustafë Mavraj

SHIKONI VIDEOn