E bu.jshme nga Maqedonia e Veriut: Na ndani nga Shqipëria, më mirë një se asnjë

Shqipëria është në mesin e një halli të madh të prodhuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Megjithatë, perspektivat për një nisje të shpejtë të negociatave me BE-në nuk duket se janë afruar.

Për këtë arsye, Maqedonia e Veriut po kërkon që të ndahet nga Shqipëria në rrugën drejt BE-së. EuroNews raporton se disa vende të BE-së kanë shprehur shqetësim për përparimin e Shqipërisë.

Duke folur për EuroNews, kryediplomati maqedonas Nikola Dimitrov tha se ndarja me Shqipërinë në rrugën drejt BE-së mund të jetë një zgjidhje. “Unë mendoj se suksesi i një vendi është lajm i mirë për të gjithë rajonin. Si fqinj, dhe mbi të gjitha si fqinj të mirë, ne besojmë se Tirana duhet të jetë në gjendje të fillojë rrugëtimin e saj europian. Sigurisht një zgjidhje pozitive do të ishte më e mira. Ne duhet të punojmë për gjetjen e një emëruesi të përbashkët. Por nëse kjo nuk është e mundur, atëherë ne kemi nevojë për një vrull pozitiv, jo për një dinamikë negative. Dhe një është padyshim më mirë se asnjë”.