E buj.shme/ Drejtuesi i rëndësishëm i opozitës pl.as bo.m.bën: Bojkotojmë zgjedhjet e ardhshme nëse…

Një paralajmërim shumë i fortë për Qeverinë por edhe për të gjithë ka qenë ai i kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Ai u shpreh se nëse kryeministri Edi Rama bën marrëveshje me opozitën parlamentare për mospranimin e koalicioneve zgjedhore, opozita duhet të shkojë në shtëpi.

“Nëse Rama miraton ndryshimet kushtetuese me opozitën parlamentare për koalicionet parazgjedhore është mirë që opozita të shkojë në shtëpi, se nuk ka më opozitë. Do të thotë cenim i drejtpërdrejtë i vullnetit të qytetarëve shqiptarë për të ndryshuar situatën në vend. Ndeshja me të keqen kërkon organizim maksimal. Nëse ne pranojmë makinacione, që kanë të bëjnë me pazare numrash, jemi përballë një situate ku rrëshqasim në diktaturë. Ky është manipulim i hapur flagrant, që Rama mund t’i bëjë procesin zgjedhor. për të shmangur këtë opozita duhet të flasë sot fort. Nëse nuk flet fort dhe pret se çfarë do të ndodhë, do të ketë pasoja”, tha Mediu, në rubrikën “Opinion”, në News24.