E bujshme/ Bufon drejt rikthimit në Serinë A, i bën ofertë skuadra e shqiptarit

Pas njoftimit për largimin nga PSG-ja, Xhixhi Bufon duhet të zgjedhë ekipin e ri, pasi ka konfirmuar se do të vazhdojë karrierën e tij.

bufon psg

Vullneti i legjendës së portës do të ishte rikthimi në Itali. Sipas “Repubblica”, gardiani 40-vjeçar, së fundmi pati një bisede me Totin, por Roma nuk ishte e interesuar për ta afruar në skuadër. Emri i Bufon është lakuar edhe në klubin e Lacios, por ende nuk ka asnjë lëvizje konkrete.

Ndërkohë së fundmi një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane, për sa i përket të ardhmes së portierit. Një propozim konkret ka mbërritur nga drejtuesit e Breshias, të cilët kërkojnë të afrojnë në skuadër legjendën e portës.

Bufon

Klubi ku aktivizohet edhe mesfushori i Kombëtares, Emanuele Ndoji, pret një përgjigje nga Bufon. Një gjë duket e sigurt. Xhixhi dëshiron të rikthehet për të luajtur në Serinë A. Pritet me mjaft kuriozitet të mësohet destinacioni i tij i ardhshëm.