E bujshme/ I bashkohet Aleancës Kuq e Zi, deputetja e opozitës del garant për 25 bashki në zgjedhjet e 30 qershorit

Atëherë kur po diskutohet nëse do të ketë apo jo zgjedhje, partitë duket se po i lëvizin gurët.
Dhe me sa duket, ne do të vijojmë të surprizohemi.

Deputetja e dalë nga lista shumëemërore e LSI-së në Qarkun e Lezhës, Elda Hoti ka nënshkruar për Alenancën Kuq e Zi.

Hoti ka pranuar të merrte mandatin e deputetes pas krijimit të vakancave në Parlament për shkak të djegies unanime të mandateve të opozitës duke zëvendësuar kështu vendin e ish-deputetit, Viktor Tushaj.

Ajo u betua në Kuvendin e Shqipërisë më 13 mars të këtij viti, vendim për të cilin u ‘ndëshkua’ me përjashtim nga partia që e kandidoi në zgjedhjet e shkuara të përgjithshme.

Gjatë ditës së sotme, Hoti ka depozituar në Komisionin Qendrorë të Zgjedhjeve nënshkrimin e saj.

Hoti tashmë ka dalë garant për listën e Aleancës Kuqezi në 25 bashki për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit. Ndërkohë nga ana tjetër partia të cilës i është bashkuar tashmë deputetja ka deklaruar se në zgjedhjet e 30 qershorit synon fitoren kundër PS në pushtet, në bashkinë e Durrësit, atë të Lezhës dhe Prrenjasit.