E bujshme, mbrojtësi shkodran në gjurmët e Elseid Hysajt

Një tjetër lojtar shkodran duket se është në gjurmët e mbrojtësit Elseid Hysaj. Bëhet fjalë për talentin 16-vjeçar, Marcelino Preka. Një lojtar i ri i dalë nga Akademia KF Shkodra, i çili do të jetë për disa ditë në provë tek skuadra e njohur italiane Spal, aktualisht pjesë e Seria A dhe ndodhet në vendin e 14-të në kampionat.

Talenti shkodran ka marrë pjesë edhe në eliminatoret e fundit të europianit me grupmoshat, në turneun e zhvilluar në Turqi dhe është kërkuar nga një menaxher anglez. Ndërkohë, Shkodra.News ka siguruar shkresën e dërguar nga klubi Italian në drejtim të drejtuesve të KF Shkodër për lojtarin Preka. Ky i fundit luan në qendër të mbrojtjes dhe fillimisht do të jetë në provë tek akademia e moshave të ekipit të Spal. Më shumë rreth kësaj lëvizje flet trajneri Rudi Piraniqi.

Për Shkodra.News, ai thotë: “Ne si klub i kemi dhënë të drejtën menaxherit Andrea D’amiço 2 muaj autorizim për të menaxhuar dhe vëzhguar këtë lojtarë. Disa herë është përpiluar kartela e lojtarit me cilësitë e tij dhe tashmë do të jetë në provë tek Spal në Ferrara. Nesër do të nisemi unë dhe Marcelinoja. Nëse e fiton të drejtën ai do të vazhdoj shkollimin dhe stërvitjen atje, duke pasur parasysh se ai është nën moshë dhe është gjetur kjo rrugë për të qenë në provë tek kjo akdemia, e cila është ndër më të mirat në Itali.”

Por, bashkëpunimi nuk do të ndalet këtu, pasi në datat 17, 18 dhe 19 shkurt në Shkodër do të vijnë një staf i ekipit të Spal për një projekt afatgjat me Akademinë e KF Shkodër. /ShkodraNews